75 Mall Live Search
22:17 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet britaniku për mbështetje të sulmeve në xhamitë e Zelandës së Re

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Manchester, i cili shprehu mbështetje për australianin që kreu dje sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re.

Sic shkruajnë mediat britanike, 24-vjeçari nga Oldham dyshohet se bëri një postim në rrjete sociale, duke shprehur mbështetje për ngjarjen e tmerrshme në Christchurch, transmeton Indeksonline.

Një zëdhënës i policisë tha: “Kjo është një kohë shumë e vështirë për njerëzit. Ngjarjet në Zelandën e Re kanë prekur mbarë botën. Shumë njerëz janë në shok të thellë dhe janë të shqetësuar. Ne si komunitet duhet të qëndrojmë së bashku. Kur njerëzit e kalojnë vijën, ne do të marrim veprime të fuqishme, të cilat mund të përfshijnë edhe arrestimin”, ka thënë ai. /Indeksonline/