75 Mall Live Search
14:45 / E Premte, 30 Janar 2026 / S Z

Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqperdorime në Eko Regjion

Kryeshefi i Eko Regjionit Burim Shala është arrestuar sot, nën dyshimin për keqpërdorim në prokurimin publik.

 Ndryshe ditë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren, ku janë arrestuar dy persona.

Përveç bastisjeve në zyrat e “Ekoregjionit”, ditë më parë është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala, i cili sot u arrestua.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës sot është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.