Arrestohet burri i Rihannas, kjo është arsyeja

A$AP Rocky u arrestua mëngjesin e sotëm (20 prill) në aeroportin LAX në Los Angeles.
Reperi 33-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers , u ndalua teksa po zbriste nga një aeroplan privat nga Barbados ku kishte qëndruar me të dashurën e tij Ririn, transmeton Indeksonline.
Sipas NBC News , A$AP u arrestua “në lidhje me të shtënat e nëntorit 2021”.
Sipas raportit, ai thuhet se ishte nën hetim për një të shtëna që ndodhi në Vista Del Mar dhe Selma vitin e kaluar.
Viktima e të shtënave mbijetoi dhe sipas një raporti të policisë, pohoi se A$AP dhe dy të tjerë iu afruan në rrugë dhe qëlluan mbi të tre deri në katër herë.
Arrestimi u bë nga LAPD, që mori ndihmë në aeroport nga ekipi i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare të Emigracionit dhe Doganave.
Këto kanë qenë disa ditë delikate për çiftin pasi u bënë objekt i disa thashethemeve të rreme./Indeksonline/