Arrestohet burri i yllit të Bollywood-it për çështje pornografie

Policia e Mumbait ka arrestuar burrin e yllit të Bollywood, Shilpa Shetty, Raj Kundra, mbi pretendimin e prodhimit dhe transmetimit të filmave pornografikë në internet, përmes disa aplikacioneve të bazuara në celular.
“Ne kemi prova të mjaftueshme në lidhje me këtë”, tha policia në një njoftim për shtyp, duke shtuar se hetimet po vazhdonin, shkruan Aljazeera.
Arrestimi është skandali i fundit që e goditi Kundra, i cili ka dy fëmijë me Shettyn.
India ka ligje të rrepta kundër prodhimit dhe transmetimit të “materialit të pahijshëm”, por shikimi i pornografisë në mënyrë private është i ligjshëm.
Sipas faqes për të rritur, Pornhub, India ishte burimi i tretë më i madh i trafikut në 2018, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.
Kundra, në të kaluarën është marrë në pyetje nga Drejtoria e Zbatimit në hetimin e saj të pastrimit të parave./Indeksonline/