Arrestohet burri në Fushë Kosovë, rrahu bashkëshorten
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka sulmuar bashkëshorten e tij në Fushë Kosovë.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se si pasojë e një mosmarrëveshje verbale, burri ka rrahur gruan duke i shkaktuar lëndime trupore.
E njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/