75 Mall Live Search
08:43 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / A. M.

Arrestohet burri nga Fushë Kosova, i ndali fëmijët nga shkolla!

Raportohet se Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Fushë Kosova, meqenëse i ka ndaluar fëmijët që ta vijojnë mësimin në shkollë.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Rr. Mic Sokoli, Fushë Kosovë 21.05.2021 – NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici, pasi që ka ndaluar fëmijët e tij të vijojnë mësimin në shkollë. I njëjti është intervistuar dhe e vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

fotoilustrim