Arrestohet burri nga Prishtina, ngacmoi seksualisht një grua
Një burrë nga Prishtina është arrestuar, pasi që dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua.
“Prishtinë / 04.05.2026 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

