09:58 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Arrestohet çifti gjakovar n’pikë t’natës, akuzohen për prishje të qetësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestyar një burrë dhe një grua, në Gjakovë.

Sipas policisë, ata në vazhdimësi kanë prishur rendin dhe qetësinë, shkruan IndeksOnline.

“Gjakovë 29.03.2021-23:20.  Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshortë ), pasi që ata në vazhdimësi  kanë prishur rendin dhe qetësinë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24- orësh./IndeksOnline/