Arrestohet deçanasi, sekuestrohet një sasi e narkotikëve
Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:15 minuta ka arrestuar një person.
Kjo pasi që dyshohet se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

