75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / S Z

Arrestohet dhe dërgohet në psikiatri nëna, rrahu djalin e saj

Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi që e kishte rrahur djalin e saj të mitur. E dyshuara është dërguar në psikiatri. Ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra, i mituri ka pranuar tretman mjeksor.

“Malishevë. 20.09.2023 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj viktimës mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./Indeksonline/