Arrestohet dhe personi i dytë për rrahjen e biznesmenit në Istog

Një biznesmen është sulmuar ditë më parë në Istog. E lidhur me këtë rast, sot është arrestuar dhe personi i dytë, i cili dyshohet se është përfshirë në rrahje.
Këtë e ka konfirmuar për “ Indeksonline” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Gashi ka thënë se i dyshuari është arrestuar paraditën e sotme dhe se tashmë ai është duke u intervistuar.
“ I dyshuari i dytë lidhur me këtë rast është arrestuar sot dhe se është duke u intervistuar”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Ndryshe ditë më parë është arrestuar dhe i dyshuri tjetër Leotrim Musliu, i cili ishte i përfshirë në rrahjen e biznesmenit./Indeksonline/