Arrestohet një diler droge në Prizren, në shtëpi iu gjetën kokainë e mariuhanë
Një person është arrestuar në Prizren mbrëmë pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, policia ka gjetur sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për shpërndarje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjes janë sekuestruar 15.10 gramë kokainë, 24.58 gramë marihuanë, një peshore digjitale, 270 euro para të gatshme, një telefon, 30 qese plastike për paketim si dhe dy thika.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet nga njësitë kompetente për narkotikë./IndeksOnline/

