75 Mall Live Search
09:44 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Arrestohet djali, e kërcënoi dhe tentoi ta sulmojë babain

Një burrë nga Prishtina e ka raportuar në polici djalin e tij, i cili e kishte kanosur atë dhe kishte tentuar ta sulmojë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 01.07.2024, 19:00Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/