75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / S Z

Arrestohet djali, rrahu dy prindërit e tij

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij. Babai i cili u sulmua nga djali, ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa lëndime ka marrë dhe i dyshuari, i cili ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit  e tij, viktimat kosovarë dhe si pasojë e sulmit i dyshuari dhe babai i tij kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./Indeksonline/.