75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 14 Maj 2026 / H F

Arrestohet drejtori i “Onima”, Erkand Shabani, ndalohet për 48 orë

Drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”.

Ky zhvillim vjen disa muaj pasi këngëtari, Gjesti kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj, në konsultim me avokatët e tij.

Në një deklarim për media, këngëtari kishte thënë se kërkesa e tij lidhej vetëm me lirinë dhe mjetet financiare që pretendon se i takojnë.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, ishte shprehur ai.