Arrestohet drejtori i Urbanizimit në Klinë dhe një zyrtar për dallevere me ndërtime

Pas një operacioni nga Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Komunën e Klinës pati edhe të arrestuar.
Indeksonline mëson se ky operacion rezultoi me arrestimin e drejtorit të Urbanizimit në Klinë, Lorenc Marleku dhe një zyrtari në kuadër të kësaj drejtorie, Ali Gashi.

Arrestimi i tyre ka të bëjë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme.

