75 Mall Live Search
06:56 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohet drejtori i urbanizmit i Komunës së Gjilanit

Valon Shefkiu, drejtori i Urbanizmit i Komunës së Gjilanit është arrestuar para disa orëve dhe është ndaluar për 48 orë në Polici.

Arrestimin e Shefkiut e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjjlanit, Shaban Azizi.

“Po personi për të cilin keni pyetur është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë”, tha Azizi.

Zëdhënësi nuk ka treguar arsyen e arrestimit të drejtorit Shefkiu, por kallxo.com merr vesh se ai ka pasur një mosmarrëveshje me gazetarin Musa Sabedini, pasi portali i këtij të fundit ka shkruar në lidhje me kthimin në rigjykim të lëndës së Valon Shefkiut, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, duke e aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Gjilanit.