11:07 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona, tentuan t’i vrisnin dy të tjerë

Dy persona janë arrestuar për vrasje në tëntativë të mërkurën, në Prishtinë dhe në Podujevë.

Sipas raportit të policisë, në Pishtinë, është arrestuar një përson, i cili ka rrahur dhe ka shtënë në drejtim të një personi, për shkak të një mosmarrëeshjeje, transmeton Indeksonline.

S’raportohet për të lënduar.

“Rr. “Isuf Sokoli”, Prishtinë 16.10.2019 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull k/shqiptar, i cili përveç sulmit ka shtënë edhe me një armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja fishekësh. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, thuhet në raport.

 I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Një rast i njejtë ka ndodhur edhe në fshatin Sibofc, në Podujevë.

Një person ka shtënë në drejtim të një tjetri, i cili ka pësuar lëndime trupore, njofton policia.

“Fshati Sibofc, Podujevë 16.10.2019-17:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që ai kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull k-shqiptar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën TT me një karikator me 6 fishekë”, thuhet në raportin 24- orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/