75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet dy gjilanas për vjedhje kabllosh

Më 4 shkurt 2020, rreth orës 21:20, në Gjilan, në Rr. “Mulla Idrizi”, policia ka arrestuar dy të rinj shqiptarë nga Gjilani, njëri i lindur më 2000) dhe tjetri më 2001 , për një rast: “Vjedhje e rëndë’’.


Ata janë kapur në flagrancë derisa ishin duke kryer vjedhje të kabllove nga një automjet i parkuar furgon pronë e ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës, derën e të cilit dyshohet se e kishin hapur me forcë.

Këta të dyshuar së bashku edhe me dy të dyshuar të tjerë të cilët për momentin gjenden në arrati, (të njohur për policinë), dyshohet se te vendi i njëjtë kanë kryer edhe dy raste të tjera të “vjedhjeve” të kabllove ku vlera e përgjithshme e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme.


Të dyshimtët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.