Arrestohet e dyshuara pasi shantazhoi një burrë
Një person ka raportuar në Policinë e Prishtinës se përmes telefonit është shantazhuar nga një grua. Sipas tij, ajo do i publikonte disa gjëra personale nëse ai nuk i jep para.
Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa, rasti është në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se, e dyshuara femër K-Shqiptare, përmes telefonit e ka shantazhuar, se nëse nuk jap para do t’i publikojë disa gjëra personale. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/