Arrestohet “e forta” e Obiliqit, i gjenden dy pistoleta dhe fishekë

Një grua është arrestuar në fshatin Palaj të Obiliqit, për armëmbajtje pa leje. Tek e dyshuara janë gjetur dy pistoleta dhe 29 fishekë, të cilët i janë sekuestruar.
E dyshuara pas intrevistimit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Palaj, Obiliq / 03.10.2024 – 13:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se tek ajo janë gjetur në posedim dy pistoleta dhe 29 fishekë që janë sekuestruar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.