75 Mall Live Search
09:38 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / BA

Arrestohet e më pas lirohet shoferi që goditi me veturë një grua në Fushë Kosovë

Është arrestuar e më pas liruar personi që me veturë nga pakujdesia goditi një këmbësore të shtunën në mbrëmje në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësorë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë / 01.11.2025 – 21:50. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veture nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.