Arrestohet edhe një aktor shqiptar në Serbi, Mustafi thotë se këtu ka faj edhe Shqiprim Arifi

Pas arrestimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, policia serbe ka arrestuar edhe aktorin dhe drejtorin e OJQ “Colosseum”, Gani Veseli.
Dyshimet mbi këto arrestime lidhen me shfaqjet e filmave me metrash të shkurtër për publikun e Bujanocit, filma këta të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ragmi Mustafi, i cili thotë se emetimi dhe suksesi i këtyre filmave po i pengon dikujt, përfshirë dhe Shqiprim Arifin, të cilin e akuzon se nuk kishte lejuar premieren e filmave në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.
“A ju duket e dyshimtë që për të njëjtit filma Shqiprimi e policia po kanë kundërshtime?” ka thën mes të tjerash Mustafi.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Drejtori ekzekutiv OJQ “Colosseum”, aktori Gani Veseli po mbahet në stacionin policorë në Bujanoc, pasi që paraprakisht ishte ndaluar drejtori i shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili. Ky i fundit pasi ka lejuar të mbahet premiera e dy filmave nga “Colosseum“, projekte të cilat e kemi mbeshtetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Si duket dikujt po i pengon emetimi dhe suksesi i ketyre filmave.
Fillimisht, Shqiprim Arifit që kishte urdhëruar përmes drejtorit Kujtim Sadriu mos lejimin që kjo premier të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.
Tani me trillimet e “N. N. LICA” për të shkaktuar frikë e intimidim përmes policisë.
A ju duket e dyshimtë që për të njëjtat filma Shqiprimi e policia po kane kundershtime?
P. S. avokati iu shkoj për lesh Çipilim në Gjilan iu zbardhen edhe këto pa merak.