Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për grabitjen në një barnatore në Pejë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe personin e dytë të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, e cila kishte ndodhur më 21 qershor 2025 në një barnatore në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.
Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime dhe në bashkëpunim me njësitet e Stacionit Policor në Pejë, më 26 qershor është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Grabitja kishte ndodhur rreth orës 17:45, kur dy persona të maskuar kishin hyrë në barnatore dhe kishin marrë nga arka shumën prej 300 euro, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.
Njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar më 22 qershor, ndërsa me arrestimin e dytë, rasti po shkon drejt zbardhjes së plotë. Hetimet po vazhdojnë për procedurat e mëtejshme ligjore./IndeksOnline/