75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet edhe vëllai i gruas së Iran Badallajt, pas shpërthimit ku humbi jetën një polic

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit e ka arrestuar mikun (vëllain e nusës) së të dyshuarit për shpërthimin në fshatin Zhur të Prizrenit, Iran Badallaj.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë.

Për këtë rast është raportuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë të Kosovës.

“Fsh. Zhur, Prizren 28.01.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas tij, i arrestuari dyshohet për rastin e shpërthimit në Zhur. Më 28 janar, në kurthin me eksploziv, të montuar nga Irani, ranë zyrtarët policorë të Kosovës.

Nga shpërthimi vdiq polici Sami Thaçi dhe u lënduan katër të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i mitur i Iranit.