Arrestohet fansi i “çmendur” i Kendall Jenner i cili i kishte hyrë me dhunë në shtëpi
Policia e Los Angeles ka lajmëruar që ka arrestuar fansin e “çmendur” që po e ngacmonte vazhdimisht yllin televiziv, Kendall Jenner.
Burimet e TMZ kanë treguar që personi i arrestuar është John Ford, 38 vjet, transmeton Indeksonline.

Ford ishte paraqitur dy herë në shtëpinë e Kendall. 38 vjeçari është qytetar kanadez të cilit viza e vizitorit në ShBA i ka skaduar dhe ishte duke qëndruar në mënyrë të paligjshme në Amerikë.
Sipas deklaratës së policisë ky arrestim ishte në kohë pasi që mund të ndodhte ndonjë krim më i dhunshëm.
Familja Kardashian-Jenner e ka falënderuar Departamentin e Policisë në Los Angeles. /Indeksonline/