Arrestohet ferizajasi, dyshohet se ka dhunuar një femër

Një person është arrestuar dje në Ferizaj.
Mbi të njëjtin rëndon dyshimi se ka dhunuar viktimën femër kosovare.
Rasti i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur më 17 shtator, rreth orës 4 të mëngjesit.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policisë.
Detaje të tjera nga rasti në fjalë nuk janë bërë publike./IndeksOnline/