75 Mall Live Search
14:34 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arrestohet Fisnik Sadiku, llogaritet si truri i laboratorit të heroinës

Report Tv ka siguruar foton e Fisnik Sadikut alias Smaili i cili sipas prokurorisë së posaçme është njeriu kryesor që kishte organizuar trafikun dhe ngritjen e laboratorit të heroinës në Kukës.

Sadiku së bashku me Admir Hoxhën, që për momentin ndodhet në kërkim, për prokurorinë konsiderohen si dy njerëzit kryesorë, truri i laboratorit të Hasit dhe trafikut të heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.

Sadiku është kapur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku ishte kthyer në vendlindje pasi ka menduar se emri i tij tashmë ishte harruar nga ndjekja e forcave të policisë së Tiranës.

Sadiku rezulton të jetë nga fshati Shtoj i ri i Shkodrës dhe gjatë hetimeve është provuar se ka bashkëpunuar me Admir Hoxhën dhe persona të tjerë të grupit të Shijakut, për të trafikuar drogën.