75 Mall Live Search
09:05 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet furnizuesi shqiptar i kokainës

Një 37-vjeçar shqiptar është konsideruar si një nga furnizuesit kryesorë të kokainës në tregjet e drogës në zonën Emilia në Itali.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua nga policia në Reggio Emilia.

Mediat thonë se shqiptarit, iu gjetën në posedim tre pako me drogë të llojit kokainë me nga 1 kilogram secila.

Droga ishte e pastër dhe kapte vlerën e gjysmë milionë euro.

Shqiptari u arrestua përpara shtëpisë së tij në Maranello dhe iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.