Arrestohet futbollisti i Ligue 1, u kap duke masturbuar në publik

Farid El Melali raportohet se u kap duke masturbuar në publik të hënën dhe tani do të përballet me akuzën për ekspozim të pahijshëm, sipas AFP.
Futbollisti algjerian sapo e kishte nënshkruar një kontratë të re me klubin e Ligue 1 Angers, të vlefshme deri në vitin 2023, pikërisht të hënën.
Policia thotë se e kishte marrë në pyetje 22-vjeçarin të hënën në mbrëmje, pasi fqinjët e tij pretenduan se e kishin parë atë duke e ekspozuar veten para ndërtesës.
“Ai nuk e kishte cak ndokënd dhe nuk ishte agresiv drejt ndokujt”, ka thënë avokatja e tij, Sandra Chirac-Kollarik.
Megjithatë, sulmuesi e kishte pranuar se ishte sjellë në mënyrë të pahijshme kur ishte marrë në pyetje nga policia, duke thënë se ai kishte qenë i vetëm në oborrin e ndërtesës në pyetje.
El Melali u lirua nga policia, mirëpo do të përballet me akuzën për ekspozim të pahijshëm. Ai pritet të shfaqet në gjyq, para se ta pranojë fajësinë e tij.
Prokurori gjithashtu ka thënë se El Melali është fajtor për një tjetër shkelje të ngjashme që kishte ndodhur në prill, edhe pse dëshmitarët në atë rast s’kishin qenë në gjendje ta identifikonin atë.
Klubi i tij Angers ka thënë se do të presë për vendimin përfundimtar, por e ka pranuar se është i vetëdijshëm për situatën.
Anësori ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushës së lojës shkaku i lëndimeve, por i kishte shënuar pesë gola në tetë ndeshjet për klubin e tij këtë sezon, para se Ligue 1 të anulohej shkaku i koronavirusit.