14:46 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet gazetari, që përndiqte vajzat në Facebook

Gazetari me identitetin Sadik Sejdinaj nga Mallakastra, që në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se punon në një nga gazetat e përditshme në Shqipëri është arrestuar nga policia.

Ai është denoncuar nga një vajzë, e cila në polici ka deklaruar se e përndiqte prej kohësh. Sadik Sejdinaj është 26-vjeçari që u arrestua sot nga policia pasi ka kanosur me telefon shtetasen A.T.

Nga raportimet që kanë ardhur në redaksinë e Top Channelit kanë qenë të shumta vajzat që ai ngacmonte vazhdimisht në rrjetet sociale.

Sejdinaj iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të policisë nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale/Shqip.