75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 31 Maj 2021 / AR

Arrestohet gjakovari për dhunë në familje, i konfiskohen edhe armë

Sot më datë 31.05.2021, hetuesit e Stacionit policer – Gjakovë, gjatë trajtimit të rastit “Dhunë në familje”, kanë pranuar njohuri se i dyshuari i rastit mund të ketë dhe armë zjarri të mbajtura në mënyrë ilegale.

Hetuesit e rastit në përkrahje të patrullave policore nga  Stacioni policor në Gjakovë, pas sçarimit dhe konsultimit  më prokurorin kujdestar, ka ndermarrë veprime duke siguruar prezencën e të dyshuarit dhe me pasë  në podrumin e shtepise se te dyshuarit eshte bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse dhe ka ba konfiskimin e armëve si vijon:

  • 1 (një) AK-47 me dy karikator
  • 1 (një) Automatik PPS-42 (7.62mm X 25mm) me dy karikator
  • 1 (një) Revole TT me një karikator
  • 295 (dyqind e nentedhjet e pesë) cope fishek kal.7.62mm X 25mm
  • 590 (pesëqind e nëntëdhjetë) cope fishek  kal. 7.62 X39mm.

Pas intervistimit I dyshuari me urdhër të prokurorit ndalohet per 48 orë.