Arrestohet gjakovari, sulmoi zyrtarin policor gjatë detyrës zyrtare
Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e djeshme një person në Gjakovë.
Kjo pasi që ai në shenjë pakënaqësie me një fletëthirrje për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Avdullah Babalija” rreth orës 16:15 minuta./Indeksonline/

