Arrestohet gjakovarja, i sekuestrohet ‘sprej i syve’
Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e gruas së tij e mitur kishte shkuar në vendin e tij të punës dhe e kishte kanosur në Gjakovë.
E dyshuara është arrestuar dhe gjatë kontrollit tek e njëjta është gjetur dhe sekuestruar një sprej i syve.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/

