11:08 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Arrestohet grabitësi që vodhi mbi 3 mijë euro në Graçanicë, një tjetër shpallet në kërkim

Drejtoria rajonale e Policisë së Prishtinës ka intensifikuar marrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si edhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale.

Fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të grabitjes, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla.

Progresi i hetimit policor  për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e dy operacioneve të bastisjes me ç’ rast, policia ka arrestuar të dyshuarin;

H. B. ,  mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur më 06.11.2020 rreth orës 18:30, ku dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë.

Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë;

A.B,  mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati atë e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.

Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar para gjykatës dhe ndaj tij është shqiptuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 30 ditësh, përderisa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin./IndeksOnline/