75 Mall Live Search
10:29 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet gruaja në Ferizaj, i gjenden pistoletë, katër fishekë dhe thikë

Pas kontrollit të Policisë së Kosovës, një gruas në Ferizaj i janë gjetur një pistoletë me katër fishekë dhe një thikë, përcjellë Indeksonline.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që gjatë një kontrolli në çantën e saj janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë Ekol Special 9mm me 4 (katër) fishekë dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport. /Indeksonline/

Foto ilustrim