75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / F.R

Arrestohet gruaja që dyshohet se rrëmbeu një të mitur në Vushtrri

Një grua është arrestuar të mërkurën në Vushtrri, pasi dyshohet se ka rrëmbyer një të mitur.

Bazuar në njoftimin e policisë, e dyshuara kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri/ 10.06.2026 – 17:10.  Bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar është arrestuar e kërkuara femër kosovare  dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.