21:20 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet gruaja që fuste gjilpëra brenda dredhëzave

Një grua është arrestuar pasi kishte futur brenda dredhëzave disa gjilpëra.

Arrestim i i 50-vjeçares u ndjek nga një hetim ‘kompleks’ nga Policia së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe agjencitë e inteligjencës, transmeton Indeksonline.

Autoritetet e Queenslandit, njoftuan publikun për rrezikun e sigurisë pasi u gjetën disa gjilpëra në dredhëza të shumta.

Besohet se këto gjilpëra u gjetën në pesë vende të ndryshme të Australisë. Hetimet e para kishin nisur kur një grua raportoi se vajza e saj kishte gjetur gjilpërën brenda dredhëzës./Indeksonline/