10:11 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Arrestohet hajnat e Deçanit, dyshohet se kryen disa vjedhje brenda 5 ditëve

Stacioni Policor në Deçan, me datë 14.05.2021, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy (2) persona të dyshuar, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”:

F.I. i lindur me 1992
L.L. i lindur me 1999

Të dyshuarit nga data 08.05.2021 e deri me datë 10.05.2021, dyshohet se kanë vjedhur ne disa lokacione ne komunën e Deçanit.

Të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale te vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Deçan.

Në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga sendet e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.