10:41 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet hajni i argjendarisë në Prishtinë

Të martën e kësaj jave një vjedhje ndodhi në një argjendari në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.

I dyshuari me inicialet L.B është shtirur për disa minuta kinse dëshiron të provojë zingjirë dore, por që i njëjti ikën bashkë me tre të tillë në momentin e parë që pronari i kthen shpinën.

Vlera e vjedhjes sipas burimeve të Indeksonline ishte 10 mijë euro , ndërsa Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë atë gjatë natës së kaluar.

Arrestimi i të dyshuarit është konfirmuar për Indeksonline nga Policia e Kosovës.

L.B, 31 vjeçar, shtetas i Kosovës u arrestua gjatë orës 23:00 dhe të njëjtit i janë sekuestruar një sasi të stolive të arit si dh gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të rastit./Indeksonline/