75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Arrestohet hajni i Kaçanikut, para avokatit pranon 11 vjedhje

Një punë  e suksesshme operative e hetuesëve të Stacionit policor të Kaçanikut, ka rezultuar me zbardhjen e një sërë rastesh të vjedhjeve të ndryshme në qytet dhe  rrethinën e Kaçanikut gjatë muajit dhjetor 2020 dhe muajit janar 2021.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikonin të dyshuarin, J.B. (m/kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të  hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithësej 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme.

Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në  disa lokacione  ku i dyshuari kishte qëndruar kohët e fundit, policia ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende të tjera si veshje të ndryshme, këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari kishte fshehur.

Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete si shufra metalike dhe kaçavida, mjete  të cilat janë përdorur për thyerje shtëpish dhe lokalesh të ndryshme ku janë kryer vjedhjet. 

Pas intervistimit, me urdhër të  prokurorit të  shtetit, i dyshuari lirohet dhe lënda shkon në procedurë të rregullt.