75 Mall Live Search
15:46 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / B O

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Prishtinë

Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.