75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 20 Prill 2023 / AR

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Prishtinë

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(nëntor 2022 – mars 2023) kryesisht në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të sigurojnë prezencën e personin të dyshuar, A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste.