75 Mall Live Search
11:06 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / OSH

Arrestohet hajni i veturave në Pejë, u kap deri sa po voziste ‘Skodan’ e vjedhur

Policia e Kosovës, Rajoni i Pejës, ka arritur të arrestoj një 36 vjeçar, që dyshohet për vjedhjen e 3 veturave.

Së fundmi, ai kishte vjedhur një veturë të tipit “Skoda Fabia”. Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Malishevës arriti ta arrestoj atë, transmeton Indeksonline.

Vetura e vjedhur i është kthyer pronarit legjitim, kurse hajnit me inicialet V.I i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës: