75 Mall Live Search
10:53 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arrestohet hajni në Gjakovë, i gjenden të gjitha mjetet e punës, që i kishte vjedhur

 Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar informatё nga viktima – ankuesi, se mё 23.07.2020, i ishin vjedhur vegla pune të llojeve të ndryshme, të cilat i ka pasur të vendosura  në punëtori. Vlera e dëmit është rreth 1.200 euro.

 Njësiti i hetimeve i Stacionit policor – Gjakovë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, me të njëjen datё 23.07.2020, ka arritur tё identifikonte dhe ta arrestonte tё dyshuarin:

  • E. H. F   i lindur me 1984  shqiptar.

  Tek i  dyshuari janë gjetur të gjitha veglat e punës, qё i ishin vjedhur viktimёs, hetuesit policorë kanë konfiskuar veglat e paraqitura.          

  Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48 orё.