Arrestohet hajni për disa vjedhje të rënda në Pejë

Një person është arrestuar sot në Pejë për disa raste të vjedhjeve të rënda. E.H., i lindur me 2000, nё Pejё, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari ёshtё i dyshuar pёr disa raste tё veprave penale “vjedhje e rёnёdё’ dhe ‘vjdhje’ tё cilat janë kryer në zonën e pergjegjёsisё tё Stacionit Policor nё Pejё.
Veprat penale janё kryer në disa lokacione si në; shkolla nё qytet dhe fshatra, nё spitalin rajonal nё Pejё, qendra tregtare, markete etj.

Hetuesit pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore ka arritur tё identifikojnё dhe arrestojnë tё dyshuarin e këtij rasti./IndeksOnline/