75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 25 Mars 2022 / B O

Arrestohet hajni që vodhi vodhi shtëpinë e biznesmenit në Pejë, mësohet identiteti i tij

Dy javë më parë, biznesmeni nga Peja, B.Ibërdemaj vendosi të bënte vizitë me familjen e tij në Prishtinë. Hajnat e kishin nën vëzhgim lëvizjen e familjes Ibdërdemaj dhe shfrytëzuan momentin që të thyejn shtëpinë e tij.

Paraditën e 13 marsit, shtëpia e automekanikit të njohur u thye dhe u vodhën në të gjësende me vlerë. Ibërdemaj e vërejti këtë vetëm pasi ishte kthyer nga Prishtina, pasditën e 13 marsit.

15 mijë euro para dhe ari në vlere 5000 janë euro janë vjedhur nga hajnat në shtëpinë e tij që gjendet në rrugën “Vëllezërit Kastrati”.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me urdhër të Gjykatës kompetente është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, dhe është arrestuar i dyshuari.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Rexhë Sadiku, i lindur me 1992./Indeksonline/