Arrestohet Haxhi Hoti, pas kërcënimit ndaj liderit të VV-së
Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate është arrestuar.
Arrestimi i tij vjen si pasojë e kërcënimit të tij ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Lajmin për Indeksonline, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas deryrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet jane ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar eshte kerkuar dhe nuk eshte gjet ne shtepi, te njejtit i eshte lene ftesa per paraqitje te menjehershme ne polici dhe jane njoftuar te gjitha njesitet policore se kudo qe takohet i njejti te arrestohet. I dyshuari pas paraiqtjes ne polici me urdher te prokurorit eshte derguar ne mbajtje per 48 ore per procedura te metejme”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/