Arrestohet i arratisuri në Suharekë, dërgohen në Burgun e Dubravës

Një person i arrestuar në Suharekë, ka arritur të arratiset nga duart e policisë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar sërish të martën rreth orës 10:00.
I njëjti me vendim të Gjykatës është dërguar në Burgun e Dubravës./IndeksOnline/