Arrestohet i dënuari me burgim për posedim narkotikësh
Njësia për realizimin e urdhëresave, në kuadër të stacionit policor- veri në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim.
Personi A.Z., 35 vjeç, ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analog”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor./Indeksonline/

